“Siria njeh Kosovën”. Kështu ka njoftuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila njoftoi se me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritën marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës.
“Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë”, tha Osmani ndër tjera.
Ajo kujtoi sakrificën e dy popujve përi liri, me çrast shprehu falënderim Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik.
