Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

GD
Gazeta Demos27 janar 2026 në 23:51
Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar si tejet të rëndësishme dhe me peshë të madhe Rezolutën amerikane për Luginën e Preshevës, duke theksuar se përmes saj është arritur ndërkombëtarizimi i çështjes së shqiptarëve në këtë rajon.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Sinani ka deklaruar se Beogradi zyrtar po përdor metoda perfide të spastrimit etnik në heshtje, të cilat, sipas saj, po zbatohen kryesisht përmes procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

Ajo ka shprehur shqetësimin se situata mund të përkeqësohet edhe më tej, duke përmendur përgatitjet në Kuvendin e Serbisë për propozimin e Ligjit për shërbimin ushtarak, i cili, sipas Sinanit, pritet të ketë pasoja edhe më të mëdha dhe të nxisë një shpërngulje masive të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

“Beogradi zyrtar po përdor metoda perfide të spastrimit etnik në heshtje dhe, realisht, përmes pasivizimit ka arritur rezultate të dukshme kohëve të fundit. Ajo që është edhe më shqetësuese dhe aktuale është përgatitja në Kuvend e propozimit të Ligjit për shërbimin ushtarak, i cili pritet të ketë pasoja edhe më të mëdha dhe të nxisë një shpërngulje edhe më të madhe masive”, ka deklaruar Sinani.

Ajo ka theksuar se lobimi i vazhdueshëm me dy senatorë amerikanë, veçanërisht përmes letrave drejtuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, si dhe Rezoluta e fundit e propozuar nga kongresisti Keith Self, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Lobimet tona të vazhdueshme me dy senatorët, veçanërisht përmes letrave të tyre drejtuar Sekretarit Blinken, si dhe kjo rezolutë e fundit nga kongresisti Keith Self, janë jashtëzakonisht të vlefshme. Për ne kjo rezolutë ka një rëndësi dhe peshë shumë të madhe sepse ka arritur të ndërkombëtarizojë çështjen për afirmimin e të drejtave dhe pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka përfunduar Sinani

Presheva

Më shumë nga Lajme

  • 22:34Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare
  • 22:31Përparim Gruda: S’duhet të jemi pishman për themelimin e Speciales
  • 22:21“OKEJ” - “Unë të dua…” – Disa prej pankartave që ranë në sy në ditën e 6-të të protestës
  • 21:56Apeli në Hagë, Supremja në Kosovë - Gruda tregon çka parasheh projektligji i PDK-së
  • 21:46Nasim Haradinaj: I vetmi që mundet me ba diçka tash është Albin Kurti