Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Si të ulet niveli i sheqerit në gjak pas drekës së Bajramit

GD
Gazeta Demos27 maj 2026 në 11:01
Si të ulet niveli i sheqerit në gjak pas drekës së Bajramit

Reduktimi i nivelit të tepërt të sheqerit në gjak pas ngrënies së drekës së festës së Bajramit mund të arrihet duke ndjekur disa këshilla.

Së pari këshillohet që të konsumohen pak ushqime që e kanë të lartë indeksin glikemik. Ushqimet që kanë indeks glikemik të lartë janë ato të shumëprocesura e të paketuara, si biskotat, patatinat, shkopinjtë e të tjera që janë të gatshme. Në këtë mes hyjnë edhe pijet e ndryshme që blihen.

Në mënyrë që indeksi glikemik në gjak të jetë i ulët duhet konsumuar ushqime që janë të përgatitua në shtëpi duke përfshirë edhe pijet.

Së dyti këshillohet të konsumohen më shumë fruta e perime, sidomos ato që kanë përmbajtje të lartë të fibrave, pasi sipas dietologes Lisa Marsh, ushqimet me fibra përmbajnë karbohidrate që treten më ngadalë. Këto ushqime përveç që do të mundësojnë tretje më të mirë, ushqimi do të tretet në mënyrë më të ngadaltë, gjë që do të ju mbajë të ngopur më gjatë dhe kjo mundëson lirim më të ngadaltë të glukozës në gjak.

Për mëngjes këshillohet të konsumohet një pjatë me tërshërë e fruta.

Gjatë drekës, fasulet mund të inkuadrohen në sallata apo edhe në gjellë. Patatet e ëmbla mund të jenë opsion i mirë, orizi i kafenjtë si dhe kinoa.

Qiqrat e fërguara me mollë apo dardhë janë gjithashtu të këshillueshme.

Së treti, ushqimet duhet të kombinohen në mënyrën e duhur, sepse shoqërimi i shujtave me ushqime të ndryshme do të luajë rol të rëndësishëm në nivelin e sheqerit në gjak. Sipas Lisës, proteinat dhe yndyrat marrin më shumë kohë për t’u tretur sesa karbohidratet.

Prandaj këshillohet të konsumohen ushqime të shëndetshme që përmbajnë karbohidrate, njëjtë edhe me proteinë.

Ushqime të shëndetshme me proteinë konsiderohen, arrat, kosi, mishi i çurës, mishi i lopës, vezët e ziera, gjiza dhe disa të tjera.

Ushqimet e shëndetshme me karbohidrate janë mollët, bananet, drithërat e papërpunuara, buka integrale, jogurti, misri, frutat e thata dhe disa perime.

Së katërti këshillohet të zvogëlohet sasia e ushqimit që hani. Në mënyrë që të mos krijohet ndjesia e të qenit të fryrë, duhet të konsumohet më pak ushqim. Përveç kësaj, kjo do të ndihmojë edhe me nivelin e sheqerit në gjak.

Në fund këshillohet që të mos qëndrohet ulur për kohë të gjatë.

kurban bajrami

Më shumë nga Lajme

  • 23:56Ditë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona
  • 23:38Valon Syla: AAK-ja është çelësi, pa të nuk zgjidhet ngërçi politik
  • 23:22Policia jep detaje për shpërthimin në Gjilan
  • 23:22Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë
  • 23:03Mirena: Duke mos e përfshirë në koalicion Kurti e ka mundësinë ta godasë LDK-në dhe të zgjerojë elektoratin