Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Si ndodhi vrasja në Korçë- 20-vjeçari u qëllua teksa ngjiste shkallët e pallatit

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 22:27
Si ndodhi vrasja në Korçë- 20-vjeçari u qëllua teksa ngjiste shkallët e pallatit

Një konflikt i mbartur prej kohësh mes dy grupeve të rinjsh përfundoi pasditen e së shtunës me vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë.Viktima u qëllua me armë automatike teksa përpiqej të largohej dhe të futej në një pallat në lagjen 15 të qytetit, ndërsa autori i dyshuar, Kristjan Sterjo, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja nisi rreth orës 16:00 me një konflikt mes disa personave në një zonë pranë vendit ku më pas ndodhi vrasja. Përplasja, që sipas hetimeve paraprake ishte vazhdim i një konflikti të hershëm, u zhvendos pranë banesës ku viktima kërkoi të strehohej.Zv. drejtori për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Sejfulla Metko, deklaroi se konflikti “ka qenë midis dy grupe personash”, ndërsa shtoi se “ka qenë i mbartur prej disa kohësh, ka qenë në ndjekje nga ana jonë dhe sot ka precipituar në ngjarjen kriminale”.

Sipas të dhënave hetimore, Johan Zuko është futur në hyrjen e një pallati dhe ka nisur të ngjisë shkallët për t’i ikur autorit që e ndiqte i armatosur për ta vrarë. Pikërisht në katin e tretë ai e ka arritur dhe aty është qëlluar nga pas me një plumb kallashnikovi. Ekspertiza paraprake tregon se viktima ka marrë vetëm një goditje në pjesën e poshtme të shpatullës, ndërsa predha ka dalë nga ana tjetër e trupit, plagë që rezultoi fatale.Në dorën e 20-vjeçarit të pajetë është gjetur një thikë, e cila është sekuestruar nga grupi hetimor si provë materiale. Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare që ajo të jetë përdorur gjatë momentit të vrasjes.

Pas të shtënës, autori u largua me shpejtësi nga zona. Sipas dëshmitarëve dhe Policisë, ai është parë duke lëvizur në drejtim të varrezave të qytetit. Ky informacion bëri që forcat speciale RENEA, së bashku me dhjetëra efektivë policie, të zhvillonin kontrolle intensive në atë zonë, si edhe pranë banesës së autorit të dyshuar. Kontrollet u shtrinë edhe me dron, ndërsa në të njëjtën kohë u ngritën postblloqe dhe u blinduan akset hyrëse e dalëse të Korçës për të penguar largimin e tij.Policia identifikoi si autor të dyshuar Kristjan Sterjon, i cili sipas burimeve policore ka precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje. Deri në mbrëmje ai nuk ishte lokalizuar.

Ndërkohë, tre persona u shoqëruan në Komisariatin e Korçës si të dyshuar për përfshirje në konfliktin që çoi në vrasje. Hetuesit po verifikojnë rolin e secilit prej tyre dhe mënyrën se si ka nisur përplasja mes dy grupeve.Një nga dëshmitë direkte në vendin e ngjarjes erdhi nga banorët e pallatit ku ndodhi krimi. Kozeta Shakla, e cila ndodhej në banesë në momentin e të shtënës, tregoi se fillimisht nuk e kuptoi se bëhej fjalë për një armë zjarri.

“U dëgjua një zhurmë e madhe sikur pëlciti diçka. Thashë po dal të shoh mos është rrëzuar njeri që ta ndihmoja. Kur u ngjita lart, pashë djalin të shtrirë në tokë. Po i rridhte gjak. Nuk e harroj atë skenë” u shpreh ajo për mediat lokale.Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se Johan Zuko dhe Kristjan Sterjo njiheshin prej vitesh dhe, sipas burimeve policore, ishin rritur bashkë. Viktima kishte shërbyer për më shumë se një vit si ushtar me pagesë në Forcat e Armatosura dhe vetëm dy muaj më parë ishte larguar nga detyra, pasi planifikonte të largohej drejt Anglisë, ku jeton i vëllai.

ndodhivrasjaqëllua

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Parashikimi i motit për të hënën
  • 23:51KEDS del me njoftim: Këto vende sot do të mbesin pa rrymë - shkak punimet
  • 23:25KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa lokale në sheshin “Xhorxh Bush”
  • 23:23Më 12 gusht Europa do të përjetojë një eklips total të Diellit
  • 22:57Protesta në Tiranë, turma zhvendoset para Ambasadës së Serbisë dhe të Ukrainës dhe brohoret “UÇK”, “UÇK”