Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka zbuluar disa lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik, si dhe në disa lokale në sheshin e Prishtinës.
Sipas KRU “Prishtina”, lidhjet ilegale janë shkyçur nga rrjeti, ndërsa lëndët përkatëse do t’i përcillen Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.



