Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Si mund t`i ndihmojë shteti ish-krerët e UÇK-së në përballje me Apelin?

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 16:03
Si mund t`i ndihmojë shteti ish-krerët e UÇK-së në përballje me Apelin?

Pas shpalljes së aktgjykimit dënuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Derisa ekipet mbrojtjes po bëhen gati për sfidmin e këtij aktgjykimit, njohësit e rrethanave politike dhe juridike kanë bërë me dije se çfarë mund të bëjë shteti i Kosovë tani.

Ata kanë vlerësuar se në këtë fazë duhet të përfshihet fuqishëm shtetit me të gjitha instrumentet diplomatike dhe financiare.

Sipas tyre, në shkallën e dytë të shqyrtimit të procesit, shteti mund të përfshihet në disa mënyra.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka treguar mënyrat se si shteti mund të ndijojë në rrëzimin e aktgjykimit, i cila ish-krerët e UÇK-së i ka dënuar me 81 vite burgim.

Në një intervistë në TËVË1, Hasani ka treguar se fillimisht shteti i Kosovës duhet të kyçet në aspektin diplomatik për të kërkuar kufizimin e afatit kohor për këtë gjykatë.

“Strukturat shtetërore duhet të punojnë në disa drejtime. E para, është çështja e afatit, dhe ata sa të kanë buxhet nuk do të mërziten të merren me këtë çështje. Ketë çështje diplomatike-politike duhet ta adresojë Kosova ne emër të popullit të Kosovës me aleatët tanë në dy anët e Atlantikut, në veçanti me SHBA-të. Sepse kjo punë u bë për hatër të SHBA-së”, ka thënë Hasani.

Ai e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ka bërë fare pak gjatë shkalles së parë të aktgjykimit.

“E dyta, gjatë këtyre viteve të procesin Kosova nuk ka qenë në nivel të detyrës”, ka thënë ai.

Sipas tij, ka qenë poshtëruese bërja publike e fondit për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Ne nëse i japim mbi 200 milionë euro çdo palë zgjedhje për me i fitu votat, unë mendoj se ka qenë me qellim malicioze e poshtruese bërja publike e 20, 30, apo 40 milionë( që shteti ka dhënë për krerët e UÇK), që u bë publike para 6 muajve. Kjo është e papranueshme”, ka thënë Hasani.

Ai ka bërë me dije se kjo nuk i bën nder Kosovës.

“40 milionë në krahasim me 200 milionë apo me shumë, në çdo palë zgjedhjes, kjo nuk i bën nder Kosovës. Kjo sot dikujt mund t`i vije mirë, por historia do të jetë e pamëshirshëm ndaj tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se tani shteti nuk duhet të kursej.

“Nëse do apel efektiv, duhet me ndihmu dhe mos me kursyer para”, është shprehur ajo.

Edhe anëtari i ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqit, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se në këtë fazë duhet të përfshihet edhe shtetit i Kosovës.

Në “Intervista Nacionale”, Sherfi ka thënë se për këto 6 vite shteti i Kosovës ka munguar në raport me ish-krerët e UÇK-së.

Sherifi ka vlerësuar se tani shteti duhet të shfaqet me të gjitha instrumentet e mundshme në mbështetej të krerëve të UÇK-së.

“Pa u shfaq shteti nuk do të jetë e lehtë. Nuk mund të them se do të jetë e pamundshme, por do të jetë shumë e vështirë”, ka thënë ai.

shtetiuçk-sëish-krerët

Të ngjashme

Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni

Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni

23:43
Hoxhaj nga protesta: Prishtina rreh me zemrën e UÇK-së

Hoxhaj nga protesta: Prishtina rreh me zemrën e UÇK-së

22:18
Latifi: Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk e zgjedhi asnjë komandant, vetëm i formalizoi

Latifi: Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk e zgjedhi asnjë komandant, vetëm i formalizoi

22:17
Rrëfim emocionues i një ish-ushtari të UÇK-së shfaqet në protestën “Jo në emrin tim”

Rrëfim emocionues i një ish-ushtari të UÇK-së shfaqet në protestën “Jo në emrin tim”

21:38

Më shumë nga Lajme

  • 16:44Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona në kërkim për vrasje, drogë, armëmbajtje dhe vjedhje
  • 16:38Liria ka emër fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator
  • 16:11Shefi i EULEX-it: Shërbimi Korrektues i Kosovës, lider jo vetëm në rajon, por edhe për shumë shtete të Evropës
  • 16:07BE-ja në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Serbia të nxjerrë menjëherë para drejtësisë përgjegjësit
  • 16:06Parlamenti i Shqipërisë miraton pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në Gaza