Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

”Si jetima…”, studentët kosovarë në Tetovë e Tiranë të zhgënjyer me Kurtin

GD
Gazeta Demos13 tetor 2025 në 20:15
”Si jetima…”, studentët kosovarë në Tetovë e Tiranë të zhgënjyer me Kurtin

Në Kosovë, qeveria në detyrë ndau miliona euro për studentët, një ndihmë që vjen si dhuratë para zgjedhjeve lokale për ata.

Por, ndërsa shumë studentë në vend do të gëzojnë mbështetjen prej 100 eurosh, një grup tjetër mbi 1,000 studentë kosovarë që studiojnë në Tetovë e disa tjerë në Tiranë ndihen plotësisht të harruar.

Ata janë të rinj të cilët me çantat në shpinë dhe ëndrrat për t’u bërë mjekë, çdo javë kalojnë kufirin për të ndjekur mësimet e tyre.

Por kufiri që i ndan, nuk është vetëm gjeografik është edhe kufiri i kujdesit shtetëror.

Studentët Kosovar në Tetovë, kanë qarë hallin tek redaksia e Kiks Kosovës, se si qeveria ne detyrë i bëri të mos ndihen pjesë e shtetit të tyre, Kosovës.

Studentja thotë se arsyeja pse studiojnë jashtë vendit nuk është dëshira, por mungesa e hapësirës në universitetet publike të Kosovës.

Këta studentë, që një ditë do të kthehen për të shëruar pacientët e Kosovës, sot ndihen të plagosur nga neglizhenca institucionale.

23 vjecarja, thotë se nuk kërkojnë shumë një ndihmë simbolike prej 100 eurosh nuk do të ndryshonte jetën e tyre, por do të kishte peshë morale, si shenjë respekti dhe vlerësimi.

Për këtë padrejtësi, Anisa ua ka lëkundur themelet dy institucioneve kryesore të qeverisë Kurti në detyrë.

Përvec, ankesave në ministrinë e Arsimit e atë të Financave, që përgjegjësin ia kanë bartut njëra tjetrës, Anisa ka filluar edhe një peticion.

Në anën tjetër, ata që do të jenë përfitues të 100 eurove, kanë dërguar mesazh tek kryeministri në detyrë, se buxheti prej 26 milionë eurove do të ishte më mirë të investohej në arsim.

Ismet Krasniqi, student i nivelit master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, e sheh ndihmën e qeverisë si të mirëseardhur, por afatshkurtër.

qs

Më shumë nga Lajme

  • 07:12Mobilizimi nis në Hagë, qytetarët mblidhen para Speciales – pamje nga vendi i ngjarjes
  • 07:11Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim
  • 07:02Hehir: Turp i madh që një gjykatë e huaj që iu imponua Kosovës t’i shpallë fajtorë figurat e UÇK-së
  • 06:38Brahimaj: Ata që do të mërziten për lirimin e krerëve të UÇK-së, le të vajtojnë me Vuçiqin e Daçiqin
  • 06:37Temperaturat deri në 27°C, parashikimi i motit për të mërkurën