Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej 72 mijë eurosh në Vërmicë, mbi 4 mijë produkte në kamion

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2026 në 09:17
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej 72 mijë eurosh në Vërmicë, mbi 4 mijë produkte në kamion

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 72 mijë e 600 eurosh gjatë kontrollit të një kamioni në pikën kufitare në Vërmicë.

Rasti është identifikuar gjatë procedurës së zhdoganimit, pasi një zyrtar doganor ka dyshuar për mospërputhje mes peshës së deklaruar dhe asaj faktike të ngarkesës.

Pas kontrollit të detajuar të automjetit, janë zbuluar 1 mijë e 36 palë këpucë dhe 2 mijë e 980 copë veshmbathje, të cilat nuk ishin përfshirë në deklaratën doganore.

Sipas Doganës, pothuajse të gjitha produktet mbanin marka tregtare të mbrojtura, ndërsa vlera e përgjithshme e tyre, pa përfshirë detyrimet e importit, arrin në rreth 72 mijë e 600 euro.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse, ndërsa procedura administrative është në vazhdim. Për trajtimin e mëtejmë janë njoftuar edhe organet kompetente.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se mosdeklarimi ose deklarimi i pasaktë i mallrave përbën shkelje të legjislacionit doganor dhe mund të sjellë masa ligjore, përfshirë pagesën e detyrimeve të importit.

mijëdoganamallra

Të ngjashme

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Han të Elezit në vlerë prej 27 mijë eurosh

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Han të Elezit në vlerë prej 27 mijë eurosh

16:13

Më shumë nga Lajme

  • 10:43Balla shpërndan mesazhin e Thaçit: Atdheu të pret, President!
  • 10:42Rama i reagon Kërçelit të VV’së: Shiriti show politik i radhës, po e mashtron opinionin
  • 10:28Mungesa e mirëmbajtjes, bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”
  • 10:28Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkrim-Shpëtim Malor
  • 10:27Musmurati: Banka Gjermane konfirmoi se Ministri Murati s’po e nënshkruan kredinë 74 milionë euro për pastrimin e Prishtinës