Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shukri Buja takohet me ish-kryeprokurorin i Tribunalit të Hagës, vizitojnë Memorialin Përkujtimor në Reçak: Jam thellësisht i nderuar

GD
Gazeta Demos19 shkurt 2026 në 14:07
Shukri Buja takohet me ish-kryeprokurorin i Tribunalit të Hagës, vizitojnë Memorialin Përkujtimor në Reçak: Jam thellësisht i nderuar

Shukri Buja nga PDK së bashku me Sir Geoffrey Nice, avokat dhe ish-prokuror në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) sot kanë vizituar Memorialin Përkujtimor në Reçak.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Buja, i cili gjithashtu bëri të ditur se janë takuar me dëshmitarët e kësaj masakre.

“Sot, me ndjenjë të thellë respekti, përgjegjësie dhe përulësie para historisë, qëndruam në Memorialin Përkujtimor në Reçak, së bashku me mikun e madh të së vërtetës dhe drejtësisë, Sir Geoffrey Nice, si dhe me mikun Taulant Hodaj.

Në tokën ku ndërgjegjja e botës u trondit nga krimi i rëndë ndaj civilëve të pafajshëm, u takuam me banorë dhe të mbijetuar të masakrës, dëshmitarë të gjallë të një plage që mbetet e hapur në kujtesën tonë kolektive. Vizituam kompleksin memorial, shtëpitë dhe vendet kyçe ku u morën jetë të pafajshme, por ku nuk u shua kurrë dinjiteti, qëndresa dhe e vërteta”, tha ai.

Buja potencoi se prania e Sir Geoffrey Nice në Reçak ka një domethënie të veçantë historike dhe morale.

“Ai është simbol i drejtësisë ndërkombëtare, njeriu që me guxim, integritet dhe profesionalizëm udhëhoqi ndjekjen penale kundër Slobodan Milošević, duke e vendosur para përgjegjësisë një regjim që shkaktoi vuajtje të panumërta.

Kontributi i tij në mbrojtjen e së vërtetës dhe të drejtës, përfshirë edhe mbështetjen time pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, për mua eshtë teper i çmuar. Jam thellësisht i nderuar nga vizita e tij në këtë vend martirizimi. Mirënjohja ime dhe e popullit të Kosovës ndaj tij është e përhershme.

I dëshiroj jetë të gjatë, shëndet dhe forcë, sepse figura si ai janë garanci se e vërteta nuk zbehet, drejtësia nuk përkulet dhe sakrifica e të rënëve nuk harrohet. Përherë mirënjohës”, shtoi ndër tjera ai.

Sir Geoffrey Nice

Më shumë nga Lajme

  • 07:58Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 22:55Gruda: Do të ishte e pandershme që votimi i presidentit të kushtëzohet me ligjin për Specialen
  • 22:54Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
  • 22:35Tragjedi në afërsi të Bujanocit: Humbin jetën nëna dhe djali 2-vjeçar, disa të tjerë të lënduar
  • 22:27Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte