Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shukri Buja sfidon Abdixhikun: A kishte marrëveshje të fshehta mes Imri Ahmetit dhe VV-së apo me Listën Srpska!?

GD
Gazeta Demos27 qershor 2026 në 19:09
Shukri Buja sfidon Abdixhikun: A kishte marrëveshje të fshehta mes Imri Ahmetit dhe VV-së apo me Listën Srpska!?

Shukri Buja ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke ngritur pyetje rreth marrëveshjeve politike jo publike që, sipas tij, mund të jenë bërë në Lipjan.

Buja pyet se me cilën forcë politike kishte arritur marrëveshje kryetari i komunës, Imri Ahmeti, duke përmendur si mundësi Lëvizja Vetëvendosje ose Lista Srpska.

Reagimi i tij:

Z.ABDIXHIKU, me kë kishte Imri Ahmeti marrëveshje politike të fshehta në Lipjan: me Vetëvendosjen apo me Listën Srpska!?

Një thënie popullore thotë: “Nxjerr një kashtë e dalin gjashtë!”

Lumir Abdixhiku, në deklaratat e tij për mashtrimin nga Gazi dhe Imriu, pa dashur nxori një “kashtë”: “Ju kam ndihmuar dhe përkrahur edhe me marrëveshje politike jo publike…”

Por pyetja që kërkon përgjigje është: në Lipjan, me cilën parti ishin ato marrëveshje jo publike? Cilat ishin ato marrëveshje? Me kë u bënë? Kush përfitoi prej tyre? Dhe pse duhej të mbeteshin të fshehta?

Gjithmonë kam dyshuar!

Ishte e çuditshme pse VV nuk kandidoi figura të saj si Adnan Rrustemi apo Vlora Hajnuni, por një kandidat që nuk ishte pjesë e strukturave të VV-së dhe vinte nga një familje tradicionalisht votuese e PDK-së.

Si shpjegohet që në tri palë zgjedhjet e fundit parlamentare, VV merr mbi 16 mijë vota, ndërsa LDK rreth 6 mijë, kurse kur vijnë zgjedhjet lokale pothuajse vetëm ndërrohen vendet: LDK merr rreth 15 mijë vota, ndërsa VV rreth 5 mijë apo edhe më pak.

Rastësi apo diçka që ende pret shpjegim?

Z.Abdixhiku, si nuk arritët ta njihnit Imri Ahmetin, kur ai kishte mashtruar edhe figura të mëhershme të LDK-së, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror?

Një njeri që kishte mashtruar edhe Fatmir Sejdiun e Isa Mustafën.

Në Lipjan dihet se shumë bashkëpunëtorë politikë të tij janë larguar me kalimin e viteve, madje edhe njerëz që kanë kontribuar në themelimin e LDK-së në këtë komunë dhe që kanë qenë ndër më meritorët për fitoret e tij.

A nuk e ke ditur sa njerëz ka mashtruar me premtime se do t’i bëjë funksionarë në komunë në çdo palë zgjedhje?

A nuk e ke ditur sa personalitete të fuqishme politiko-ushtarake nga Lipjani i ka përdorur për interesin e tij derisa u bë kryetar?

A nuk e ke ditur se në çdo palë zgjedhje, me projekte për banesa, ka mashtruar edhe bashkëluftëtarë të UÇK-së, ndonëse më parë i kishte fyer duke pretenduar se ishin abuzues me fëmijë gjatë luftës?

E ke ditur mirë, Lumir. Por financat që vinin për LDK-në nga Lipjani të yshtën drejt marrëveshjeve jo publike.Në fund, u mashtrove edhe vetë.

Po ta rikujtoj, meqë je shumë i ri: Përveç këtyre dy palë zgjedhjeve parlamentare, ku PDK doli në vend të dytë, ndërsa LDK në të tretin, Shukri Buja e ka mposhtur LDK-në në gjashtë raunde zgjedhjesh lokale, si dhe tri herë në zgjedhjet parlamentare (2007, 2010 dhe 2014), ku PDK ka dalë forcë e parë në Lipjan.

Rezultatet e PDK-së në Lipjan dhe në Kosovë nuk janë rastësi. Ato lidhen me një elektorat shumë besnik, që nuk blihet e nuk shitet dhe që i ruan bindjet e veta politike e atdhetare👍

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut