Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shtetasi i Kosovës i raportuar si i zhdukur gjendet i vdekur në Serbi, MPJD jep detaje

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2025 në 19:16
Shtetasi i Kosovës i raportuar si i zhdukur gjendet i vdekur në Serbi, MPJD jep detaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ka pranuar raportimet zyrtare lidhur me vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili ka ndërruar jetë pas një aksidenti me tren në qytetin Aleksinac, në Serbi.

Voca ishte raportuar si person i zhdukur nga bashkëshortja e tij më 19 nëntor 2025, në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut. Sipas informatave zyrtare, trupi i pajetë i tij ndodhet aktualisht në Spitalin e Nishit.

MPJD ka bërë të ditur se, në koordinim me institucionet relevante të Republikës së Kosovës, është duke u angazhuar për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë të trupit të të ndjerit në Kosovë.

Ndërkohë, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është në komunikim të vazhdueshëm me familjarët e viktimës dhe me autoritetet përkatëse, me qëllim të ofrimit të asistencës së nevojshme dhe lehtësimit të procedurave të kërkuara.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka siguruar se institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e këtij rasti me seriozitet dhe urgjencë

MPJD

Më shumë nga Lajme

  • 15:28200 pjesëtarë të ushtrisë angazhohen në vendin e aksidentit tragjik në Spanjë
  • 15:166 punëtorë nga rënia e pllakës së betonit, ndalen punimet në objekt në Prizren
  • 15:05E vrau Bashkim Spahiun një javë para martesës, Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim
  • 14:45Publikohen pamjet e arrestimit të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt
  • 14:13Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Spanjë