Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

SHSKUK furnizon përkohësisht Repartin e Hemodializës në Gjilan

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 19:02
SHSKUK furnizon përkohësisht Repartin e Hemodializës në Gjilan

Reparti i hemodializës në Spitalin Rajonal të Gjilanit është njëri prej reparteve më të ndjeshme ku afro 50 pacientë, varen nga aparaturat dhe materiali furnizues.

Pas rrezikut real që sot shërbimet të ndërpriteshin për mungesë materiali, SHSKUK ka ndërhyrë me një furnizim të domosdoshëm.

Të lehtësuar shprehen pacientët që thonë se këtë shërbim e kanë jetik.

“Po do i blejmë, disa janë këtu. Do sene do ineksione që nuk gjinden. Qe 10 vite jam këtu. Nëse na bjen Prishtinë s’mujmë, duhet me met pa dializë. Larg është”, ka theksuar Tahir Shabani – Pacient prej 10 vitesh.

Mirëpo, sipas Drejtorit të këtij reparti, kjo zgjidhje e përkohshme nuk përbën siguri.

“Aktualisht furnIzohemi me material hargjues nga SHSKUK. Po, kemi pas probleme po vazhdimisht furnizohemi Dmth ska met asnjë pacient pa hemodializë. Sasia e mjaftueshme ka arrit për mu dializu pacientët e sodit, nesër tani ma tutje…vendosin strukTurat e SHSKUK-së. Shpresojmë me u kry kjo punë, mos me pas problem”, ka deklaruar Afrim Bekteshi – Drejtor i repartit te Hemodializës.

E rezervuar në përgjigjen e saj është treguar SHSKUK e cila ka kërkuar mirëkuptim nga pacientët për vonesat e mundshme duke mos dhënë asnjë detaj rreth formës së furnizimit sot por as si bëhet tutje.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, sot, gjatë orëve të paradites, ka furnizuar dhe po furnizon të gjitha spitalet e përgjithshme me material për dializë.

Nuk do të ndërpriten shërbimet për pacientët, por mund të ketë vonesa në fillim të shërbimeve, e që nuk ndikojnë në gjendjen shëndetësore të pacientëve, ndaj të cilëve kërkojmë mirëkuptim, duke i njoftuar se të gjithë do të marrin shërbimet e nevojshme mjekësore nga stafi i dializës së institucionit përkatës!

Sipas njohësve të këtij sektori, ka dy praktika që SHSKUK ndjek, edhe në rastin konkret.

“Zakonisht furnizimi po bëhet me rezerva ose donacione. Fatkeqsisht kjo s’është situatë e panjohur në shëndetësi. Zakonisht ndodhë me produkte jetike siç është dializa që është e pashmangshme për pacientët që të mos krijohen situata emergjente për interesa. Mungesa s’është e rastësishme, ndodh pikërisht për shkak të interesave financiare për produktet e hemodializës. Fatkeqsisht edhe SHSKUK po bie në grackën e këtyre interesave me apo pa qëllim nuk e di megjithatë, SHsKuK duhet treguar më e kujdesshme t’i iniciojë procedurat me kohë”, ka deklaruar Bujar Vitija – Gazetar i Shëndetësisë.

Shërbimi i hemodializës ka pasur probleme edhe në të kaluarën edhe në spitale tjera të Kosovës

SHSKUK

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut