Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

ShSKUK del me njoftim: 5-vjeçari i nënshtrohet operacionit në shputa – kjo është gjendja e tij

GD
Gazeta Demos18 mars 2026 në 12:17
ShSKUK del me njoftim: 5-vjeçari i nënshtrohet operacionit në shputa – kjo është gjendja e tij

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, saktësisht Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeçar i cili dyshohet se u keqtrajtua nga prindërit e tij, sot i është nënshtruar intervenimit të nevojshëm kirurgjik në nivel të shputave nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike.

Siç njofton Klinika e Pediatrisë, intervenimi sapo ka përfunduar dhe është realizuar sipas indikacioneve mjekësore. Gjatë procedurës kirurgjikale, gjendja e pacientit ka qenë stabile.

Pas përfundimit të intervenimit, pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme postoperatore.

“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ky është informacioni që aktualisht mund të ofrohet. Për çdo përditësim të mëtejmë lidhur me gjendjen e pacientit, mediat dhe publiku do të njoftohen në vijim vetëm përmes Zyrës për Informim pranë SHSKUK-së.

Njëkohësisht, theksojmë se ekipet profesionale shëndetësore janë duke ofruar përkujdesje maksimale dhe trajtimin e nevojshëm në përputhje me protokollet mjekësore. Për këtë arsye, lusim mediat që të kenë mirëkuptim dhe të shmangin presionet për informata shtesë, kërkesa për intervista apo forma të tjera të komunikimit të drejtpërdrejtë, pasi çdo informacion zyrtar nga Klinika e Pediatrisë do të përcillet vetëm përmes Zyrës për Informim pranë SHSKUK-së”, thuhet ndër tjera.

Më shumë nga Lajme

  • 13:59Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, por vlerësim për gjendjen e Kosovës
  • 13:57Sekuestrimi i 43 armëve të gjata automatike, Sveçla: Do të vazhdojmë me vendosmeri në luftimin e krimit të organizuar
  • 13:56Raporti i BE-së konstatoi kryesisht ngecje, deputetja e LVV-së: Përparimi është i pamohueshëm, i liberalizuam vizat
  • 13:15Lushaku Sadriu: Qeveria jo vetëm ka ngecur, por ka dështuar në punën e përditshme shtetërore – zero progres
  • 13:14KOK-u paralajmëron rrezikun e humbjes së "Lojërave Mesdhetare 2030"