Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e ditës së sotme në Patisia të Athinës. Konkretisht, në orën 18.30 të pasdites së sotme, një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze, një herë në këmbë.
Autori i krimit u largua më pas në një BMW gri që po e priste jashtë, në të cilën ndodheshin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital.
