Është gjetur i vdekur Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 29 nëntori.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
56 vjeçari shqiptar nga fshati Rainc nga komuna e Preshevës por me banim prej shumë vitesh në Austri, u gjet i vdekur më 12 dhjetor rreth orës 12:40 nga një këmbësor në një pellg të vogël në Hundsdorf, në rrethinën e Passaut të Gjermanisë.
Kalimtari i rastit me të parë trupin e pajetë menjëherë thirri shërbimet e emergjencës. Zjarrfikësit arritën të nxirrnin trupin e pajetë. Sipas raportit të policisë gjermane, nuk ka shenja të ndonjë akti të paligjshëm apo dhune, megjithatë policia është duke u marr me rastin.
