Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqiptari hero në Amerikë, shpëton banorët nga flakët në një ndërtesë

GD
Gazeta Demos12 janar 2026 në 09:30
Shqiptari hero në Amerikë, shpëton banorët nga flakët në një ndërtesë

Ibrahim Gjoka, shqiptari nga Dinosha e Tuzit të Malësisë së Madhe, u bë hero në New York pasi ndërhyri për të shpëtuar banorët e një ndërtese të vjetër që u përfshi nga zjarri.

Për A2 CNN, ai rrëfeu sesi ngjarja ndodhi në Brooklyn, pranë banesës së tij, kur ai dëgjoi thirrjet për ndihmë dhe pa tym e flakë që dilnin nga godina.

“Nuk është ndërtesa ku banoj vetë, po këtu afër. Ishin disa femra që po bërtisnin po del tym, po del tym dhe kur shoh një zjarr të madh. Dhe aty ishin banorët brenda ndërtesës që po thërrisnin për ndihmë”, tha ai për A2 CNN.

Pa u menduar për rrezikun, Gjoka hyri në ndërtesë dhe ndihmoi disa banorë, kryesisht të moshuar, të dilnin jashtë.

“Dy gra rreth 30–40 vjeç arritën të dilnin nga ndërtesa, ndërsa brenda kishte edhe të moshuar të frikësuar. Unë hyra brenda dhe u thashë dilni jashtë. Një burrë rreth 85 vjeç doli jashtë, por u kthye dhe tha se kam harruar gruan brenda. Të gjithë dolën jashtë ai hyri sërish pasi kishte harruar gruan në banesë, mori gruan, pastaj erdhën zjarrfikësit dhe zjarri u vu nën kontroll”, tha Gjoka.

Sipas tij ndërtesa ishte rreth 160-vjeçare dhe e ndërtuar kryesisht me dru, kishte rreth 36 familje, shumica të moshuar.

Më shumë nga Lajme

  • 09:02Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë
  • 08:54Humolli: Përgjegjësia për ngërçin në Kuvend është e deputetëve, VV-ja duhet të bëjë kompromis me opozitën
  • 08:52Fëmija refuzoi rripin e sigurimit, aeroplani u kthye dhe fluturimi u anulua
  • 08:49DHTIK kërkon zhbllokimin e institucioneve: Vonesat po rrisin pasigurinë për bizneset
  • 08:46Libi, vritet shefi i inteligjencës ushtarake të Haftarit