Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 22:54
Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar

Banorët e Grashticës së Prishtinës kanë mbetur të izoluar për shkak të një rruge të bllokuar tash e dy vjet, pas punimeve për rrjetin e kanalizimit nga Komuna e Prishtinës.

Ata thonë se rrugën fillimisht e kishin rregulluar me mjete vetanake, duke mbledhur para dhe duke angazhuar edhe makineri, në mënyrë që ta bënin të kalueshme.

Mirëpo, pas fillimit të punimeve për kanalizimin, rruga u dëmtua dhe, sipas banorëve, makineritë më pas u larguan pa e kthyer atë në gjendjen e mëparshme.

“Secili i kemi tubuar 50 euro, 100 euro, 500 euro, sa kemi mundur, dhe kemi filluar. Disa e kemi bërë me dorë, disa me bager, dhe e kemi hapur e rregulluar rrugën tamam, ashtu siç duhet”, ka thënë Idriz Krasniqi, banor i Grashticës.

Banorët thonë se kërkesat për rregullimin e rrugës në Komunën e Prishtinës janë bërë që nga viti 2013, por deri më tani, sipas tyre, kanë marrë vetëm premtime.

“Jemi disa familje dhe kërkesa është në Komunë për disa familje që po duan të kthehen në banimet e veta”, ka deklaruar Shaban Sopjani.

Hamdi Krasniqi ka thënë se mungesa e rrugës po ua pamundëson edhe realizimin e planeve për ndërtimin e shtëpive.

“Pa rrugë as nuk mundesh me qit materialin, as nuk mund të bësh kurgjë. Edhe ne patëm me i ndërtuar katër-pesë shtëpi, se jemi vëllezër shumë dhe familje e madhe, po edhe këtu jemi lind”, ka thënë ai.

Banorët thonë se janë të gatshëm të lirojnë edhe pjesë të pronave të tyre private për ta mundësuar zgjidhjen e problemit, i cili, sipas tyre, përfshin një segment rrugor prej më pak se një kilometri.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, ata shprehen të pakënaqur me mungesën e një zgjidhjeje konkrete nga institucionet.

Sipas materialit të publikuar nga RTK, Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë përgjigje lidhur me këtë problematikë. /RTK/

banorëtprishtinësgrashticës

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin
  • 22:48PDK nesër mban konferencë për media