Qeveria e Shqipërisë të premten ka marrë vendim ta ulë me 20 për qind akcizën e naftës dhe benzinës në raste të caktuara, ka njoftuar ministri i Financave, Petrit Malaj.

Ulja e akcizës prej 20 për qind do të zbatohet në raste kur çmimi shkon përtej 220 lekë për litër për naftë dhe 200 lekë për litër për benzinë.

Ulja e akcizës do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e situatës.