Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 09:10
Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Kanë kaluar më shumë së një muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor.

Por disa nxënëse ende nuk janë pajisur më libra në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë.

Madje sipas sekretarit të shkollës, Betim Ahmeti disa aplikime ende nuk janë konfirmuar meqenëse të njëjtit nxënës nuk i përkasin shkollës së tyre.

“I kemi 33 persona që presin, shkolla nuk i gjen këta nxënës edhe mi në bashkëpunim me komunën e Fushës Kosovës, DKA së bashku me MASHTI-in, ose me refuzu ose me pranu, nëse gjenden në shkolla tjera. Sa i përket subvencionimit të mjeteve kemi pas disa vonesa tek disa nxënës për arsye që Ministria nuk i ka bërë dorëzimin e mjeteve”, tregon ai.

E ka nga ata që ani pse i kanë marrë mjetet, nuk i kanë blerë librat, raporton Teve1

“Ka rast sidomos të komunitete meqenëse shkolla jonë i ka 240 nxënës komunitet dhe rastet e tyre janë shumë sociale edhe nuk janë të menaxhueshme brenda familjes pasi njërI prej prindërve i shpenzon mjetët. Por si shkollë mundohemi që pajisim edhe ata”, thotë Ahmeti.

Me probleme të tilla nuk po përballet vetëm kjo shkollë. Sipas SBASHK-ut, raste të njëjta janë evidentuar edhe në shkolla të tjera në gjithë vendin.

“Kemi pas edhe kësi shqetësime nga mësimdhënësit që një pjesë e nxënësve që një pjesë e nxënësve nuk janë pajisur me tekste shkollore përkundër që disa prind i kanë pranuar mjetet por nuk iu kanë blerë librat edhe në anën tjetër ka prind që nuk i kanë marrë mjetet për shkak të vonesave. Kemi biseduar me MASHTI me analizu këtë formë e furnizim e teksteve shkollore”, thotë Ymer Ymeri nga SBASHK.

Këto vonesa me pajisje me tekste shkollore,sipas njohësit të arsimit, Ismet Potera kanë edhe efekt negativ në procesin mësimor.

“Edhe një minimum i tyre nëse ju mungojnë këto mjetë mësimore tek ta ka me ndiku edhe në atë aspektin psikologjik ndikon keq plus tek mbarëvajtja e procesit mësimor për shkak dikush ka dhe dikush nuk ka mjete mësimor”, thotë ai.

Për të katërtin vit radhazi, Ministria e Arsimit ka vendosur që edhe këtë vit shkollor të subvencionojë tekstet dhe materialet shkollore për nxënësit.

nxënësshkollakanë

Të ngjashme

Klodi “injoron” komentet për Elijonën, fansat kanë porosi për të!

Klodi “injoron” komentet për Elijonën, fansat kanë porosi për të!

19:24
Zjarri në Tophane, shpërtheu në banjën e një banese

Zjarri në Tophane, shpërtheu në banjën e një banese

16:28
Senatorja amerikane: Zhvillimet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Shqipëri

Senatorja amerikane: Zhvillimet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Shqipëri

12:04
Grabitet një person në Prishtinë, tre persona të maskuar i marrin 1500 euro

Grabitet një person në Prishtinë, tre persona të maskuar i marrin 1500 euro

09:34

Më shumë nga Lajme

  • 10:14Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim: I pafajshëm 100%
  • 10:03Ambasada Amerikane: Të përkushtuar për paqe, stabilitet dhe prosperitet të përbashkët me Kosovën
  • 10:02MIT: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin në autostradën “Ibrahim Rugova”
  • 09:59Nis rigjykimi ndaj Endrit Nikës për vrasjen e Maria Clara Urdangaray
  • 09:32Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në