Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shpëtohet një person nga ekipet e kërkim-shpëtimit pasi betet i bllokuar në Grykën e Rugovës

GD
Gazeta Demos8 mars 2026 në 21:34
Shpëtohet një person nga ekipet e kërkim-shpëtimit pasi betet i bllokuar në Grykën e Rugovës

Një qytetar i Republikës së Kosovës është lënduar gjatë ecjes në “Shtegun e Mushkave” në Grykën e Rugovës, pasi ka rrëshqitur për disa metra në një terren të pjerrët dhe të rrezikshëm.

Sipas njoftimit të Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës, personi i lënduar ka mbetur i bllokuar në një pjesë të ekspozuar të shtegut, me rrezik të lartë për rënie në humnerë. Për shkak të konfiguracionit të vështirë të terrenit dhe pozitës së rrezikshme ku ndodhej, ai ka kërkuar ndihmë për evakuim.

Pas pranimit të thirrjes për ndihmë, një ekip i kërkim-shpëtimit nga stacioni i Pejës është nisur menjëherë drejt vendngjarjes në Gryka e Rugovës.

Pas mbërritjes në terren, ekipi ka bërë vlerësimin e situatës, i ka ofruar qytetarit ndihmën e parë dhe më pas ka realizuar evakuimin e tij të sigurt nga zona e rrezikshme.

Operacioni i shpëtimit ka përfunduar me sukses, ndërsa qytetari i lënduar është larguar nga vendi i ngjarjes pas ndërhyrjes së ekipit.

Autoritetet e kërkim-shpëtimit u kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë ecjeve në terrene malore të tregojnë kujdes të shtuar dhe të jenë të pajisur me pajisjet e nevojshme për siguri

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës
  • 23:11Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë
  • 22:51Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive, jepni dorëheqjen
  • 22:50Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
  • 22:24Maqedonci: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane