Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shpërthen në emocione kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit – ja çka e bëri t’i dridhet zëri

GD
Gazeta Demos2 gusht 2025 në 15:25
Shpërthen në emocione kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit – ja çka e bëri t’i dridhet zëri

Më 11 qershor 1999, 10-vjeçarja Besmira Hajdari u vra nga forcat serbe. 26 vjet pas, me mall e kujton vëllai i saj, Petrit Hajdari, tani kandidat për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së.

Në një intervistë, Hajdari kujton ditën e fundit me të motrën, derisa thotë se dy ditë më parë iu gëzuan pa masë nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, duke menduar se lufta më në fund mori fund.

Por, ai thotë se për familjen e tij, pasojat ishin të rënda mëngjesin e 11 qershorit, kur një plumb i forcave serbe depërtoi në gjoksin e Besmirës për t’ia ndalë ëndrrat në gjysmë përgjithmonë.

“Rrethanat e luftës nuk kanë qenë të lehta për asnjë familje në Drenicë e as në Kosovë. Çmimi i lirisë ka qenë jashtëzakonisht i shtrenjtë, ku njerëzit e kanë paguar me jetën e tyre. Është shumë e rëndësishme që falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, falë kontributit të të gjithë njerëzve, sot ne e gëzojmë një liri. Por, edhe si familje, që për një kohë të gjatë kishim bërë një jetë në male, e që në moshë isha ende i ri, nuk ishte aspak e lehtë që të jetojmë në male. Por fati deshi që më 11 qershor, kur një mëngjes të hershëm, rafallet e armikut i trazuan të strehuarit që ishin aty. Dhe po atë ditë, motrën time, e cila më 8 prill i kishte bërë 10 vjet, ndërsa më 11 qershor iu ndërpre ëndrra për liri. Më 9 qershor u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, dhe kur të gjithë menduam se shpëtuam, u gëzuam ,dhe një prej pyetje që ishte prej Besmirës, ishte për nënën. Ajo e pyeti ‘nënë a kena me honger bukë deri të ngihemi, a kemi me shku në shkollë të lumtur e të lirë?’. E ka pritur me padurim shkollën, ajo. Por në një mëngjes të hershëm, një plumb tinëzar e rroku në gjoks dhe nuk shpëtoi. E kemi pasur afër një mjeke të UÇK-së, e kemi thirrë me ia jep ndihëm e parë, ka tentuar shumë, edhe nëna edhe baba, të gjithë familjarët, por nuk arriti t’i shpëtojë plagës. 11 qershori për familjen tonë është pjesa më e dhimbshme, dhe sa herë vjen, edhe pse mendojmë se sa më shumë shkojnë vitet bëhet më e lehtë, realisht është e kundërta, na ngjallë kujtime”, ka rrëfyer ai.

Më shumë nga Lajme

  • 11:24Mësimi nis më 1 shtator, nuk priten greva
  • 10:56Aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim të 10 shtetasve të Egjiptit
  • 10:56SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
  • 10:55“Ky na qenka tranzicioni energjetik”, Hoti kritikon qeverinë: Eksportojmë thëngjill, importojmë rrymën
  • 10:22KUR MERITA KTHEHET NË ILUZION TË DIJES