Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shoqatat e dala nga lufta të Komunës së Istogut, vizitojnë kompleksin e dëshmorëve në Vrellë më 28 Nëntor

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2025 në 16:33
Shoqatat e dala nga lufta të Komunës së Istogut, vizitojnë kompleksin e dëshmorëve në Vrellë më 28 Nëntor

Shoqatat e dala nga lufta të Komunës së Istogut, me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, kanë realizuar një vizitë përkujtimore në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Vrellë të Istogut, shkruan GazetaDemos.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e shoqatave vendosën lule të freskëta në 47 varret e dëshmorëve, duke nderuar me respekt dhe mirënjohje sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Komuna e Istogut, të cilët shprehën vlerësimin e institucioneve për kontributin e dëshmorëve dhe familjeve të tyre.

Të pranishëm po ashtu në këtë aktivitet ishin dhe luftëtar e bashkëluftëtar të dëshmorëve nga Brigada 133 “Adrian Krasniqi”.

Kjo ngjarje përkujton rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare dhe vazhdon traditën e nderimit të atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë.

Foto nga homazhet:

Më shumë nga Lajme

  • 13:49Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve
  • 13:45Pesë persona humbin jetën pas shembjes së minierës në Turqi
  • 13:41Trump mbledh në Shtëpinë e Bardhë drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë
  • 13:06“Hyra me dhunë në skenë”, Nasim Haradinaj tregon si e mori dje fjalën në marsh
  • 13:03Bashkëshortja e Vuçiq poston foton me Trump: Ia vlente të prisje 10 ditë