Bashkëshortja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Tamara, ka publikuar një fotografi me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, nga pritja e organizuar në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në postimin e saj në Instagram, Tamara Vuçiç shkruan se për këtë fotografi ia ka vlejtur të priste 10 ditë, ndërsa ndan edhe një detaj nga momenti i fotografimit me presidentin amerikan.
“Disa fotografi ia vlejnë të presësh edhe dhjetë ditë”, shkruan ajo, duke shtuar se poza është një prej atyre që Trump përdor gjatë fotografive.
Sipas saj, ajo që nuk mund të përcillet përmes fotografisë janë batutat e Presidentit amerikan, të cilat, siç shkruan Tamara Vuçiç, sollën buzëqeshjet e personave në foto.


