Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shokon 28-vjeçarja: S’du m’i pa 5 fëmijët, atje kam hjek shumë

GD
Gazeta Demos28 tetor 2025 në 19:54
Shokon 28-vjeçarja: S’du m’i pa 5 fëmijët, atje kam hjek shumë

Pas historisë së Gafurr Rexhepit dhe pesë fëmijëve që po rriten pa nënë, rrugëtimi i Kiks Kosovës vazhdon në Dobrajë të Vogël të Lipjanit.

Në këtë fshat të qetë, në një shtëpi modeste, jeton Selvete Kadriaj – gruaja që për gati tri vjet nuk është parë me fëmijët e saj.

Oborri i shtëpisë ku jeton tashmë Selvetja me burrin, Elham Kurteshaj, është mbuluar nga balta.

E nga shtëpia njëkatëshe me mure të plasaritura e me kushte jetese jo fort të mira, doli 28-vjeçarja.

Pavarësisht kushteve, ajo thotë se për herë të parë pas shumë vitesh ndjehet e lirë dhe e qetë.

11 vjet martesë me Gafurrin, thotë se i kishte kaluar për zi. Ajo ka rrëfyer se atje është ndjerë e izoluar dhe e nënshtruar.

Për shkak të lodhjes nga dhuna, vendosi të largohej me djalin e saj të vogël, tashmë tre vjet më parë, dhe të kthehej në familjen e prindërve në Shtime.

Deri atje u përcoll nga ish-vjehrri, Ruhan Rexhepi, pa e ditur se nusja nuk do të kthehej më.

Atje i la katër fëmijët e tjerë.

Gjatë kësaj kohe, përdori shtesat e katër fëmijëve që i merrte nga Qeveria e Kosovës për t’u kujdesur për djalin e vogël.

Me ato para blinte ushqim, pelena dhe ilaçe.

Paratë për fëmijët, që herë ishin 120 e herë 150 euro në muaj, ajo thotë se i ka marrë vetëm për 8 muaj, jo për rreth 3 vjet, siç pretendon familja e ish-burrit.

Gjatë kohës sa qëndroi te familja, ajo u njoh me burrin e saj aktual, Elham Kurteshaj, përmes TikTok-ut, dhe pas një jave vendosi të fillonte një jetë të re me të në Dobrajë të Vogël.

Djalin e vogël e la te babai i tij, Gafurr Rexhepi.

Me asnjërin prej pesë fëmijëve, 28-vjeçarja thotë se nuk dëshiron të flasë e as të takohet, ani pse ish-burri ia lejon.

FEMIJETGruaja

Më shumë nga Lajme

  • 15:24OVL-UÇK dënon nderimin e Ratko Mlladiqit në Serbi
  • 15:12Totaj: U bastradua tema e presidentit, Kurtit nuk i besohet
  • 14:56Lidhi ujin ilegalisht për të ujitur bahçen, konsumatorit në Drenas i kushton shtrenjtë – përfundon në gjykatë
  • 14:46Të pakënaqur me drejtuesin e degës, katër asamblistët e Aleancës formojnë grup kuvendar në kryeqytet
  • 14:41Shkon në mbi 600 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal, mijëra ende të zhdukur