Një 37-vjeçar është rrahur mëngjesin e sotëm në Ballsh, në Mallakastër, nga dy persona ende të paidentifikuar.
Sipas njoftimit të policisë, M. A. është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.

Ai ka deklaruar se në lokalin e tij në Ballsh, është goditur me një levë nga dy persona, të cilët më pas janë larguar.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al