Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Shikone si e montuan”, Aleanca del me video: Propagandë e pushtetit

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 11:58
“Shikone si e montuan”, Aleanca del me video: Propagandë e pushtetit

Aleanca ka publikuar një video, përmes së cilës, është paraqitur një situatë që sipas kësaj partie, është montuar edhe është postuar në rrjete sociale.

Në video, sipas Aleancës, paraqiten pamjet reale dhe ato që sipas saj, më pas u montuan dhe qëllimisht u shpërndanë në rrjete sociale.

“Shikoni edhe vet se si e kanë montuar paraqitjen e nënkryetarit të parë të Aleancës dhe shefit të grupit parlamentar, Besnik Tahiri, që në seancën e fundit, po kërkonte që Qeveria të ndryshojë strategjinë për investime energjetike.”, thuhet në reagimin e Aleancës.  

Partia e udhëhequr nga Ardian Gjini ka thënë se kjo është pasqyra më e saktë e kësaj shumice, që armën më të fortë e kanë propagandën.

“Propagandë e ndërtuar me montazha amatoreske, që shpërndahen nga faqe të ndryshme në rrjete sociale. Këtë e kanë forcuar edhe më fortë me benefitet e pushtetit, me që punën për t’ua ndryshuar për të mirë jetën qytetarëve, e kanë treguar tash e gjashtë vite që nuk duan apo nuk dinë ta bëjnë. Kërkesa e Aleancës, e paraqitur nga nënkryetari Tahiri, është që Kosova të fillojë punën për krijimin e rastit, 'the Energy Case of Kosova', në mënyrë që të kthehen burimet dhe të përdoren kapacitetet tona energjetike. Kur mjeti më i fortë mbetet propaganda, atëherë pushteti veç po tregon që është i dorëzuar pranë gjendjes reale, që Aleanca do të vazhdojë ta bëj të ditur çdo ditë përmes të gjitha mekanizmave.”, thuhet tutje në reagimin e Aleancës.

aleancavideoaleancës

Më shumë nga Lajme

  • 12:01Edita Doli publikon mesazhin që mori nga familjarët e mashtruesit Endrit Azemi
  • 12:00Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin e Ligjit për Specialen
  • 11:24''Qysh u mashtru 1 shqiptari, jemi mashtru edhe na!”, flet vëllai i Endrit Azemit, tregon se çfarë ndodhi
  • 11:16Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës
  • 11:06Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Lushaku-Sadriu i kërkon sqarime shefit të Zyrës së BE-së: Presim kërkim falje institucionale