Gëzim Azemi, vëllai i Endrit Azemit, është deklaruar publikisht një ditë pas arrestimit të vëllait të tij, i cili dyshohet se kishte mashtruar qytetarët duke u shtirur si i sëmurë rëndë nga leukemia.
Në një lidhje direkte në emisionin “N’frekuencë” në ATV, Gëzim Azemi ka thënë se edhe familjarët e tij kanë besuar se Endriti ishte i sëmurë.
''Deshta me ta kallzu arsyen se qysh është mashtru një shqiptari qashtu jemi mashtru edhe na, kushi sen nuk ka ditë se në atë moment që e kishim ditë që është mashtrim.. motra jem është zyrtare e FSK-së, motra jem nuk ish dalë aty te sheshi me mbledh pare nëse e kish pas një dyshim më të voglin që ky është mashtrim. Ju kisha lut mediave e policisë mos me na kërcënu e qytetarët mos me na sha, ju lutem le të mirren policia me ta se nëse nuk mirren policia mirrna unë me ta personalisht unë Gëzim Azemi se nuk e lejoj me mu sha familja me mu sha motrat...'', ka thënë ai në një lidhje direkte në ATV.
