Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Lushaku-Sadriu i kërkon sqarime shefit të Zyrës së BE-së: Presim kërkim falje institucionale

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 11:06
Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Lushaku-Sadriu i kërkon sqarime shefit të Zyrës së BE-së: Presim kërkim falje institucionale

Komisioni Parlamentar për Integrime Evropane i ka kërkuar sqarime shefit të Zyrës së BE-së në Prishtinë, Dirk Schuebel, për interpretimin e këngës nacionaliste të lëshuar në Forumin e Zgjerimit në Bruksel.

Gjatë takimit me diplomatin e BE-së, kryetarja e këtij komisioni, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Kosova është zhgënjyer nga ky incident.

“Më lejoni krejt në fillim që të shpreh edhe habinë edhe zhgënjimin për një incident që ka ndodhur në Bruksel javën e kaluar e në fakt ishte zhgënjyes për ne, edhe në përgjithësi si shoqëri sepse ne jemi shoqëria më proevropiane e rajonit dhe e shohim Bashkimin Evropian si perskeptivën tonë të shtetit tonë”, ka thënë deputetja e LDK-së, duke dhënë detaje tjera.

“Pra ishte dhe zhgënjyese për mungesën e përfaqësimit institucional në këtë forum dhe ashtu siç e dimë të gjithë forumi i zgjerimit është një forum i cili ka shumë qëllime të përçojë mesazhe pajtuese në mes të shteteve të cilat kanë qenë në konflikt me njëra tjetrën dhe tek e fundit misioni i Bashkimit Evropian është që të ndihmojë vendet, t’i tejkalojnë këto ndasi dhe të bëjnë hapa përpara në integrimin evropian. Prandaj, më vjen keq por dua vërtetë ta shpreh zhgënjimin tim dhe ka një javë që po presim një kërkim falje institucionale dhe formale ndaj Republikës së Kosovës për të sqaruar këtë incident dhe për t’u siguruar që janë marrë masat që në të ardhmen mos të kemi situata të tilla”, ka thënë ajo.

brukselbe-sënacionaliste

Të ngjashme

Evropa përballë një kthese historike, zgjedhjet që mund të tronditin themelet e BE-së

Evropa përballë një kthese historike, zgjedhjet që mund të tronditin themelet e BE-së

16:54

Më shumë nga Lajme

  • 11:16Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës
  • 11:04Këta janë dy partnerët nga Zvicra që u mashtruan nga një Call Center në Kosovë, humbën 1.9 milionë euro
  • 11:03Haxhiu: ShKK kontribuon në forcimin e sundimit të ligjit, rëndësi ka edhe rehabilitimi i të burgosurve
  • 10:41Një person vritet në Fier, plagoset vëllai i tij
  • 10:32Policia arreston personin e kërkuar në Prishtinë