Në Stamboll, në Forumin Ndërkombëtar të Shefave të Shërbimeve, Shërbimi Korrektues i Kosovës është shpërblyer me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve (ICPA) për projektin inovativ: “Rehabilitimi Gjithëpërfshirës dhe Kujdesi Shëndetësor.”
Krahas pamjeve të publikuara, SHKK shkruan se “ky çmim vlerëson përkushtimin, profesionalizmin dhe vizionin tonë për një sistem korrektues më human, më efikas dhe me standarde ndërkombëtare”.
