Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shënohet 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 18:47
Shënohet 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është shënuar 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, qeveria mbajti një seancë solemne gjatë së cilës u vlerësua se ky instrument i dha fund konfliktit të vitit 2001.

Përvjetori u cilësua edhe një moment për të rikujtuar të kaluarën dhe reflektuar mbi përgjegjësinë e institucioneve për të ardhmen e vendit.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se dokumenti është pjesë e realitetit politik dhe institucional të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se fokusi duhet të jetë tek sfidat e së ardhmes. Gjithashtu, ai bëri thirrje që dallimet etnike të mos përdoren për përçarje politike.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali nënvizoi se përvoja e 25 viteve të fundit ka dëshmuar se stabiliteti ndërtohet përmes dialogut, komunikimit, kompromisit dhe respektimit të marrëveshjeve.

Ndërkaq, reagime ka patur edhe nga forcat politike shqiptare. BDI tha se rruga drejt Brukselit kalon përmes Ohrit, sepse pa të nuk mund të ketë të ardhme europiane pa barazi, demokraci funksionale, marrëdhënie të qëndrueshme ndëretnike dhe respektim të marrëveshjeve mbi të cilat është ndërtuar stabiliteti i vendit.

Ndërsa për VLEN, marrëveshja e Ohrit është rezultat i sakrificës së një gjenerate të tërë dhe nuk është pronë private e BDI-së.

ohritveriut25-vjetori

Të ngjashme

Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore

Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore

08:31

Më shumë nga Lajme

  • 11:52Këto janë ndryshimet dhe të përbashkëtat e deklaratave të VV-së dhe PDK-së për Dhomat e Specializuara
  • 11:20Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen ndaj Izraelit
  • 11:17DREJT UNITETIT APO PËRÇARJES!
  • 11:15Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për shit-blerje të narkotikëve, iu kap marihuana në Vërmicë teksa po vinte me autobus nga Shqipëria
  • 11:14Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë