Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Xh.K. (shtetas i Republikës së Shqipërisë), i cili gjendet nën masën e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës të Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, më 8 shtator 2026, rreth orës 19:30, në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, i pandehuri Xh.K., ka importuar pa autorizim substanca narkotike të llojit “marihuanë”. I njëjti, substancën narkotike e kishte siguruar në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe më pas, në afërsi të një pike të shitjes së derivateve pranë stacionit të autobusëve në Tiranë, kishte hipur në një autobus të një kompanie turistike me destinacion Republikën e Kosovës.
Gjatë kontrollit në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, zyrtari policor, pasi kishte hyrë në autobus për kontrollimin e dokumentacionit të udhëtarëve, kishte ndier aromën e substancave narkotike në pjesën e pasme të autobusit, ku ishte ulur i pandehuri.
Me rastin e kontrollit të çantës së të pandehurit, janë gjetur:
