Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shehu: Planifikimi i duhur i buxhetit të komunës është i domosdoshëm

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2025 në 21:30
Shehu: Planifikimi i duhur i buxhetit të komunës është i domosdoshëm

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka deklaruar se buxheti i komunës është i vogël ndërsa nevojat e Junikut janë të mëdha, prandaj planifikimi i duhur është i domosdoshëm

Ai përmendi keqmenaxhimin e projekteve komunale gjatë qeverisjes së kaluar, duke përmendur si shembull kontratën e vitit 2019 për “Ndërtimin e Qendrës për Kulturë, Turizëm dhe Agrobiznes”.

Sipas Shehut, kontrata e nënshkruar atëherë nga ish-kryetari Agron Kuçi kishte vlerë prej 777,777.77 euro, ndërsa vlera e planifikuar ishte vetëm 100,000 euro.

“Pra, një diferencë prej mbi 612 mijë euro. E gjithë kjo është evidentuar edhe nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm”, theksoi kryetari Shehu.

Ai shtoi se, pavarësisht shumës së madhe, projekti nuk është përfunduar dhe prona në të cilën është filluar ndërtimi është në kontest pronësor.

“Në këtë kontratë, vetëm një tabelë informuese është paguar rreth 20 mijë euro – për diçka që realisht kushton 200 apo 300 euro. Kjo tregon dallimin mes qeverisjes sonë dhe asaj të kaluar”, u shpreh Shehu.

I plotë:

Të dashur junikas,

Buxheti i Komunës është i vogël ndërsa nevojat e Junikut janë të mëdha. Prandaj planifikimi i duhur është i domosdoshëm. Po ashtu, çdo kontratë e Komunës së Junikut duhet të nënshkruhet dhe ekzekutohet me ndershmëri dhe duar të pastërta.

Si shembull, në kohën e qeverisjes së kaluar, konkretisht në vitin 2019 është nënshkruar kontrata me titull “Ndërtimi i Qendrës për Kulturë, Turizëm dhe Agrobiznes”. Vlera e kontratës së nënshkruar është 777,777.77 euro. Pra krejt 7she, sikurse Jackpoti në bixhoz.

Problemi është që ky projekt nuk është përfunduar asnjëherë. Në fakt, edhe prona ku është filluar të ndërtohet objekti është në kontest pronësor. Pra cilat janë rezultatet sot, mbi 6 vite pas lidhjes së kësaj kontrate nga ish-kryetar Agron Kuçi.

Natyrisht që kjo kontratë ka qenë subjekt i trajtimit edhe nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. E gjetura e auditorit është formuluar si në vijim “Kontrata ishte nënshkruar me një diferencë prej 612,777 euro më të lartë sesa vlera e planifikuar”. Pra Komuna i ka planifikuar 100,000 euro dhe kontrata “jackpot” është lidhur 777,777.77 euro (65,000 euro kanë qenë bashkëfinancim nga qeveria).

Në këtë kontratë, vetëm një tabelë informuese është paguar rreth 20,000

euro. Paramendoni, një tabelë që kushton 200 ose 300 euro është paguar rreth 20,000 euro. Ky është dallimi në mes të LDK-së dhe AAK-së në Junik.

Të dashur bashkëvendas,

Ka kaluar koha e Jackpoteve sikurse te rasti i kullës në Moronicë ose rasti i lumit Erenik. Asnjë patericë nuk mund t’i ndihmoj Agron Kuçit që sërish të vjen në pushtet për të shpëndarë jackpote të tjera, sikurse në 12 vitet e keq-qeverisjes së tij.

Prandaj me 9 nëntor, Juniku duhet të votoj për programin tonë të ndershmërisë dhe duarve të pastërta.

#LDK113

JunikuLDK

Më shumë nga Lajme

  • 20:55Të paktën pesë të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë
  • 20:40Avokati Vata fiton edhe një betejë ligjore, gjykata vendos t’i kompensojë pesë ish-anëtarët e Bordit të RTK-së që ishin shkarkuar nga Kuvendi
  • 20:38Qyteti i njohur turistik ndalon biçikletat në zonat qendrore, pasi çiklisti përplasi kryebashkiakun
  • 20:37Ymeri-Hotit: Me këtë menaxhim, në KEK kanë vdekur tre njerëz brenda 40 ditësh
  • 20:36BE: Procesi i konstituimit të institucioneve të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme