Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ShBA-së s’i bën përshtypje heqja e taksës nga Kosova, na godet njësoj si Korenë

GD
Gazeta Demos7 gusht 2025 në 11:24
ShBA-së s’i bën përshtypje heqja e taksës nga Kosova, na godet njësoj si Korenë

Taksat e reja të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj më shumë se 90 shteteve, kanë hyrë në fuqi të enjten. Në këtë listë nuk kursehet as vendi ynë, Kosova, me popullsinë më pro-amerikane në botë, bashkë me Korenë.

Mallrat kosovare të eksportuara në Shtetet e Bashkuara nga e enjtja do të ballafaqohen me taksë prej 10 për qind, po aq sa mallrat nga Koreja e Veriut.

Televizioni BBC e ka publikuar listën e plotë të shteteve të cilat do të ngarkohen me taksa. Prej vendeve më të goditura është Brazili. Shumica e mallrave braziliane do të ballafaqohen me taksë prej 50 për qind.

India gjithashtu përballet me taksë prej 50 për qind, që pritet të hyjë në fuqi nga 27 gushti. ShBA-ja ka thënë se kjo masë është për shkak të blerjes së naftës ruse nga India, duke e financuar praktikisht luftën e Moskës në Ukrainë.

Sa i përket Kinës, Uashingtoni e Pekini janë ende duke zhvilluar bisedime dhe janë pajtuar që çfarëdo takse e re të shtyhet deri më 12 gusht.

Në listën e shteteve që do të kenë taksa amerikane janë edhe vendet e rajonit si Serbia (35 për qind), Kroacia (15 për qind), Maqedonia e Veriut (15 për qind) dhe Shqipëria (10 për qind).

Njësoj si Shqipëria, edhe Kosova, Koreja e Veriut dhe Rusia do të ngarkohen me taksë prej 10 për qind për mallrat e tyre, sipas listës së publikuar nga televizioni BBC.

Më 1 gusht, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se Kosova e ka hequr taksën prej 10 për qind ndaj mallrave amerikane, por duket se ky vendim nuk ka ndikuar në ndryshimin e qëndrimit të Uashingtonit./Nacionale

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë