Komanda Qendrore e Marinës së SHBA-së ka lëshuar një paralajmërim urgjent detar, duke u bërë thirrje pronarëve të anijeve, operatorëve dhe marinarëve që të shmangin zonën e rrezikshme të operacioneve ushtarake në Ngushticën e Hormuzit, në veri të gadishullit Musandam të Omanit, transmeton Anadolu.
Sipas këshillës së lëshuar nga Marina e SHBA-së dhe Qendra e Përbashkët e Informacionit Detar, niveli i kërcënimit në rajon është vlerësuar si “kritik”, duke përmendur përpjekje të Iranit për të kontrolluar në mënyrë të paligjshme këtë rrugë strategjike ujore përmes vendosjes së minave që rrezikojnë anijet dhe ekuipazhet.
Të gjithë marinarët u këshilluan të shmangin zonën e trafikut të Ngushticës së Hormuzit dhe në vend të kësaj të koordinojnë kalimin e tyre me autoritetet detare amerikane.
