Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ShBA e vendos në “dy gjunjë” Vuçiqin: Dje iu luta amerikanëve për popullin tim

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2025 në 20:36
ShBA e vendos në “dy gjunjë” Vuçiqin: Dje iu luta amerikanëve për popullin tim

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte se nuk e di ende se cili është vendimi amerikan për Industrinë e Naftës së Serbisë dhe i bëri thirrje SHBA-së që të merr një vendim pozitiv dhe “t’ia jep licencën”, Ai këto komente i bëri në një tubim parazgjedhor të Partisë Progresive Serbe në Mionicë para zgjedhjeve lokale më 30 nëntor.

“Thashë dje – u lutem amerikanëve të na e bëjnë këtë, dhe pastaj pyes veten pse iu luta. Kështu që i them vetes: Po lutesha për popullin tim, jo për veten time. Sot është dita e 48-të që kur asnjë pikë naftë nuk hyri përmes tubacionit të naftës nga Kroacia. Kroatët e ndërprenë furnizimin me naftë që ditën e parë, dhe kanë kaluar 48 ditë. A ka ndonjë pikë karburanti që ka qenë pa karburant? Nuk ka asnjë, sepse dikush u kujdes për gjithçka si një familje”, tha Vuçiq, raporton KosovaPress.

Industria e Naftës e Serbisë (NIS) është nën presion për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft, e cila mban shumicën e aksioneve në NIS.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, SHBA-të dhe BE-ja futën një sërë masash që ndikojnë në sektorin e energjisë ruse, dhe të gjitha vendet e treta që bëjnë biznes me kompanitë shtetërore ruse duhet të marrin licenca të posaçme për të vazhduar importimin dhe përpunimin e produkteve të energjisë.

Pa një licencë amerikane, Serbia mund të përballet me kufizime në furnizimin me naftë bruto, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në funksionimin e NIS dhe tregun vendas të karburanteve.

Një ndërlikim shtesë krijohet nga vendimi i Kroacisë, e cila në fillim të tetorit ndaloi rrjedhën e naftës përmes tubacionit të JANAF, duke përmendur pajtueshmërinë me sanksionet evropiane kundër subjekteve ruse të energjisë.

Kjo e la Serbinë pa rrugën e saj kryesore të furnizimit, andaj ajo mbështetet në rrugë alternative dhe më të shtrenjta, si dhe në presion politik ndaj Uashingtonit për të marrë një përjashtim.

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Moti për të mërkurën
  • 23:39Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor
  • 22:58Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese
  • 22:57Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy persona
  • 22:45Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani, kjo është arsyeja