Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka vizituar sot Sallagrazhdën dhe Dubravën, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se gjatë takimit me banorët e këtyre fshatrave, u diskutua rreth sfidave që ata përjetojnë çdo ditë.
“Zgjidhja profesionale që ofruam për këto sfida mes të cilave eliminimin e rrezikut nga zjarret, zgjidhjen e problemit të mungesës së ujit të pijshëm dhe cilësisë në projektet infrastrukturore u pritën me entuziazëm nga këta banorë, u shpreh Shala.
Tutje ai shtoi se u diskutua edhe përkushtimi i tyre për të mbështetur start-up-et, veçanërisht të të rinjve dhe grave në zonat rurale.
Postimi i plotë:
Sallagrazhda dhe Dubrava
Në takimin me banorët e këtyre dy fshatrave, diskutuam për sfidat që po i përjetojnë çdo ditë.
