Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, ka zhvilluar një takim domethënës me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke vlerësuar kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Shabani theksoi rëndësinë që ka OVL-UÇK në historinë dhe ndërgjegjen kolektive të popullit tonë, duke përmendur edhe kushtet e vështira në të cilat funksionon kjo organizatë. Ai u shpreh i impresionuar me përkushtimin e anëtarëve që vazhdojnë ta mbajnë gjallë kujtesën dhe vlerat e luftës.
