Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani sot ka vizituar Zenun Bajrami, një ndërmarrës të suksesshëm i Gjakovës dhe pronar i biznesit KoBa, transmeton Demos.
“ Bizneset si KoBa janë frymëzim për gjeneratat e reja dhe dëshmi se Gjakova ka kapacitete të mëdha për zhvillim ekonomik e industrial.”, shkroi Shabani.
I plotë:
Me mikun tim Zenun Bajrami, një ndërmarrës i suksesshëm i Gjakovës dhe pronar i biznesit KoBa, i cili me punë dhe përkushtim ka arritur që 50% të prodhimit ta eksportojë jashtë vendit.
