Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Serwer në Prizren: Kosova duhet të lobojë që anëtarësimi në NATO të bëhet pjesë e agjendës së SHBA-së

GD
Gazeta Demos1 korrik 2026 në 23:12
Serwer në Prizren: Kosova duhet të lobojë që anëtarësimi në NATO të bëhet pjesë e agjendës së SHBA-së

Me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Sallën e Asamblesë Komunale në Prizren është mbajtur forumi ndërkombëtar me temën “Frymëzimi Amerikan për Kosovën në udhëtimin e saj drejt Demokracisë dhe Lirisë”.

Në forum morën pjesë profesorët amerikanë Daniel Serwer dhe Edward Joseph, strategu i mbrojtjes Mario Marquez, udhëheqësja qytetare shqiptaro-amerikane Besa Pinchotti, si dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të cilët diskutuan për sigurinë rajonale, integrimin euroatlantik dhe sfidat diplomatike të Kosovës.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Profesori Edward Joseph tha se e ardhmja e Kosovës është brenda Aleancës Veriatlantike, duke theksuar se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga katër shtete anëtare të NATO-s mbetet pengesa kryesore institucionale.

“E ardhmja absolute e Kosovës qëndron brenda NATO-s. Për Kosovën, katër anëtarët e aleancës që ende refuzojnë ta njohin pavarësinë e saj përfaqësojnë një pengesë të qartë institucionale. Megjithatë, kapërcimi i kësaj pengese do t’i hapte rrugën edhe integrimit në Bashkimin Evropian dhe subjektivitetit të plotë ndërkombëtar”, u shpreh Joseph.

Ndërkaq, profesori Daniel Serwer paralajmëroi se Kosova duhet të intensifikojë angazhimin diplomatik, duke theksuar se situata politike në SHBA ka ndryshuar.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara aktualisht janë të përqendruara në sfidat e brendshme të mbrojtjes së demokracisë, çka ndikon edhe në prioritetet e politikës së jashtme.

Serwer po ashtu deklaroi se, sipas tij, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të qartë në Kongres se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është aktualisht në agjendën aktive të Uashingtonit.

“Prandaj, barra bie mbi Prishtinën. Ju duhet të punoni dhe të loboni strategjikisht për të siguruar që kjo çështje të bëhet pjesë e agjendës”, tha ai.

Nga ana tjetër, strategu i mbrojtjes Mario Marquez u shpreh optimist, duke theksuar se, pavarësisht pengesave ndërkombëtare, qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë kapacitetin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Forumi në Prizren është pjesë e aktiviteteve njëjavore që po zhvillohen në Kosovë në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vënë në pah partneritetin strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 08:25Sot bëhen 28 vite që prej vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi
  • 08:25Arifi: Rusia, Serbia e të gjitha vendet që kanë “problem” me shtetin e Kosovës, do ta përdorin aktgjykimin e Speciales
  • 08:24‘’Jo në emrin tim’’, sonte nata e 6-të e protestës
  • 08:14A mund të goditet pavarësia e Kosovës pas vendimit në Hagë? Hoxhaj: Caku i radhës do të jetë shteti i Kosovës
  • 08:14Studentët marshojnë sot në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales