Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën

GD
Gazeta Demos12 korrik 2026 në 23:34
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën

Pavarësisht gatishmërisë së Prishtinës zyrtare për zbatimin e marrëveshjeve, procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka hyrë në një ngërç të plotë që nga takimi i fundit trepalësh i janarit. ish-diplomati Daniel Serwer vlerëson se fajtori kryesor për ngecjen është mungesa e vullnetit politik të Beogradit, duke kërkuar nga BE dhe SHBA që të rrisin presionin ndaj Serbisë dhe të zhbllokojnë rrugën integruese të Kosovës.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet i bllokuar, ndërsa marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër ende nuk kanë gjetur zbatim. Edhe pse ndërkombëtarët kanë paralajmëruar përpjekje për ta riaktivizuar procesin gjatë këtij viti, deri më tani nuk ka pasur zhvillime konkrete.

Ish-diplomati Serwer nënvizon se, pas afër një dekade pa përparim domethënës, është e vështirë të pritet ndryshim nëse mungon vullneti politik, veçanërisht nga Serbia.

“Do të ishte e vështirë të pritej përparim pas asaj që, në thelb, kanë qenë rreth dhjetë vjet pa ndonjë progres të vërtetë. Nuk jam adhurues i marrëveshjeve të arritura as në Bruksel dhe as në Ohër. Nuk mendoj se ato ishin marrëveshje të mirëfillta. Serbia në të vërtetë nuk u zotua kurrë seriozisht për zbatimin e tyre. Jo vetëm që nuk i nënshkroi, por as nuk mori ndonjë angazhim të qartë. Prandaj do të ishte e paarsyeshme të pritej përparim. A shpresoj për përparim? Sigurisht. Por Aleksandar Vuçiq e ka bërë shumë të qartë se nuk është fort i interesuar për këtë. Dhe, siç thuhet, duhen dy palë për të kërcyer tangon”, tha ai.

Serwer shton se Kosova duhet të vazhdojë të jetë palë konstruktive dhe të koordinohet ngushtë me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara për ta mbajtur gjallë procesin e dialogut. Sipas tij, Bashkimi Evropian tashmë ka filluar ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës, duke kuptuar se vendosja e masave ndëshkuese ndaj Prishtinës ishte një gabim, ndërsa Beogradi ka dëshmuar se nuk ka qenë konstruktiv në proces.

“Mendoj se deri në një masë Bashkimi Evropian tashmë e ka ndryshuar qasjen e tij. Besoj se evropianët e kanë kuptuar se kanë bërë një gabim kur vendosën masa ndaj Kosovës disa vjet më parë. Tani ato masa janë lehtësuar. Gjithashtu, mendoj se Bashkimi Evropian e ka kuptuar se Beogradi po tregohet vërtet shumë jokonstruktiv. Shpresoj gjithashtu që edhe SHBA-ja të mbajë një qasje më të ashpër ndaj Beogradit, sepse amerikanët e kanë trajtuar Beogradin me shumë butësi. Është e vërtetë se ata janë përpjekur ta largojnë ndikimin rus nga Serbia. Por në të vërtetë, ne nuk kemi qenë mjaftueshëm të ashpër ndaj Beogradit, qoftë për çështjet e korrupsionit, qoftë për dialogun që kemi zhvilluar. Mendoj se në të ardhmen duhet të kemi një qasje shumë më të vendosur ndaj Beogradit”, tha ai për RTK-në.

Duke iu referuar marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, Serwer vë në pah se Kosova ka forcuar pozitën ndërkombëtare përmes angazhimit në nismat për paqe, përfshirë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes dhe dërgimin e trupave në Gazë

Daniel Serwer

Më shumë nga Lajme

  • 12:45Dalin detajet e para nga krimi në Prizren, çifti ishin vetëm në shtëpi
  • 12:4280-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Prizren, dyshohet se u vra nga bashkëshorti 81-vjeçar
  • 12:40TRAGJIKE: Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua
  • 12:35PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë
  • 12:32Mbi 27 tonë qumësht me aflatoksinë nga Kosova asgjësohen në Maqedoni