Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Parandalohet kontrabanda e kafshëve në Kamenicë, ikën shoferi

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 22:20
Parandalohet kontrabanda e kafshëve në Kamenicë, ikën shoferi

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka zhvilluar një aksion të suksesshëm kundër kontrabandës në brezin kufitar me Serbinë, përkatësisht në zonën mes fshatrave Desivojcë dhe Sedllar të Komunës së Kamenicës, ku është parandaluar kontrabandimi i kafshëve.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është realizuar në kuadër të planit operativ “Gatishmëria Vepruese 2026” nga Task-Forca e Drejtorisë Rajonale Kufitare – Jugu dhe Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Menaxhim Kufitar në Muçivërcë

Pas sigurimit të informatave në rrugë operative dhe vëzhgimit në terren, autoritetet kanë lokalizuar një kamion të tipit Mercedes, i cili po lëvizte nga fshati Pribovc i Serbisë përmes rrugëve malore në drejtim të Sedllarit.

Drejtuesi i mjetit, i cili tashmë është identifikuar nga policia, ka arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes duke e lënë kamionin të braktisur.

 Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë hasur në shtatë krerë gjedhe të ngarkuara.

 Hetimet e mëtejshme kanë zbuluar se i njëjti automjet ishte parë më herët duke shkarkuar kafshë në një shtallë pranë rrugës në fshatin Muçivërcë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer kontrolli në këtë lokacion, ku janë gjetur edhe shtatë krerë të tjerë gjedhe. Pas inspektimit nga zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), kafshët janë sekuestruar për verifikim të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet intensivisht nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Policisë Kufitare – Jugu në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, ndërsa Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj në luftën e pakompromis ndaj kontrabandës dhe krimit ndërkufitar.

kafshëveparandalohetkontrabanda

Më shumë nga Lajme

  • 22:58Kabashi i LDK-së për VV-në: Ramës i thonë “tik-tak” në Facebook, por i ikin në debat
  • 22:56Njësia e Krimeve Ekonomike kryen bastisje në Leposaviq, sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente
  • 22:50Haradinaj i ashpër me Konjufcën, pas fjalimit në OKB: Marre, Glauk!
  • 22:48Britania kërkon zbatim të marrëveshjeve Kosovë-Serbi
  • 22:45Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm