Ibrahim Selmonaj ishte mysafiri i radhës në emisionin “N’Demos”.
Selmonaj, i cili gjatë periudhës së luftës shërbeu si ish-ndihmës komandant, foli rreth asaj kohe.
Ai tregoi se luftës i janë bashkuar edhe shumë të rinj nga mërgimi.

“Ka pasur djem që kanë ardhur prej Gjermanisë, prej Austrisë e prej Amerikës për të luftuar për vendin e vet, ndërsa ke me dhjetëra, me qindra e me mijëra që kanë qenë këtu dhe e kanë lëshuar vendin. Lufta nuk është e lehtë, a e di. Nuk ka sakrificë më të madhe sesa kur je i përgatitur se ose do ta vrasësh dikë, ose ty ka me të vrarë dikush”, tha ai.
Deklarata e plotë:
https://youtu.be/GH8Q-LJy9W0