Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sekuestrohen rreth 60 kg kilogramë substancë narkotike, arrestohen katër persona

GD
Gazeta Demos18 qershor 2026 në 17:31
Sekuestrohen rreth 60 kg kilogramë substancë narkotike, arrestohen katër persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policinë e Kosovës përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, si dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka zhvilluar një aksion në dy lokacione në Komunën e Prishtinës dhe në fshatin Babush të Komunës së Ferizajit.

Si rezultat janë sekuestruar rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar katër persona të dyshuar, prej të cilëve një shtetas i Republikës së Kosovës, dy shtetas të Republikës së Serbisë dhe një shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, nga neni 267 par.3 lidhur me nenin 275 par. 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar: Rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, dy vetura, dhe një kamion.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 16:03Ganimete Musliu denoncon në IPK policin që e cenoi fizikisht brenda Kuvendit të Kosovës
  • 16:01Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për vrasje në tentativë në Ferizaj
  • 15:59Kabashi-Ramaj: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
  • 15:37Haziri, Kurtit: Ka me ju dalë tymi, ne e mbajmë fjalën për President, hapi i parë është konstituimi i Kuvendit
  • 15:23Tërheqja e dokumentit të shtetësisë, MPB-ja me njoftim të rëndësishëm