Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë, në vijim të operacionit policor ‘Stolen Line’ ka sekuestruar katër automjete në vlerë rreth 200 mijë euro që dyshohen se janë vjedhur.
Policia bëri të ditur se ka proceduar penalisht 2 persona, ndërkaq 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në njoftim thuhet se Policia kaidentifikuar dhe referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve, konkretisht:
-nisi procedimi penal për shtetasin S. C, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;
-nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë;
