Termokosi do ta ndalë furnizimin me ngrohje në orët e para të së shtunës, ka njoftuar vetë kjo ndërmarrje. Ndërprerja e përkohshme, sipas Termokosit, do të bëhet për shkak të ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 të Termocentalit Kosova B, gjë do të pamundësojë furnizimin me avull për prodhimin e energjisë ngrohëse.
Gjatë kësaj kohe, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes ngrohtores, që shërben për nevojat e kësaj qendre.
