Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sekuestrohen 10 kilogramë e gjysmë marihuanë në Nabërgjan të Pejës, arrestohet një person

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 11:53
Sekuestrohen 10 kilogramë e gjysmë marihuanë në Nabërgjan të Pejës, arrestohet një person

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, gjatë një operacioni të zhvilluar sot në fshatin Nabërgjan, Komuna e Pejës, janë sekuestruar rreth 10 kilogramë e 500 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga hetuesit e Njësitit për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, të cilët, në kuadër të veprimeve hetimore dhe operative, kanë realizuar sekuestrimin e substancës narkotike.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë, i cili ka koordinuar dhe mbikëqyrur veprimet e mëtejshme procedurale.

Gjatë operacionit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, të përcaktuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga hetuesit në Stacionin Policor, ndërsa hetimet dhe veprimet e mëtejshme procedurale po vazhdojnë nën udhëzimet dhe koordinimin e prokurorit të shtetit.Gjithashtu, gjatë operacionit është sekuestruar edhe një telefon mobil, i cili do të jetë objekt i procedurave të mëtejshme hetimore.


kilogramëmarihuanënabërgjan

Më shumë nga Lajme

  • 13:13Peci thumbon Abdixhikun: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt se je zot i saj
  • 13:0139 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Aziz Kelmendi, miq e familjarë bëjnë homazhe tek varri
  • 12:51“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas
  • 12:24Zemaj i reagon Abdixhikut: Sot e përgjithmonë, LDK
  • 12:24Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së