Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën

GD
Gazeta Demos21 gusht 2025 në 17:32
Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar se Johann Saathoff, Sekretar Parlamentar i Shtetit pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2025.

Gjatë qëndrimit, Saathoff do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë dhe do të vizitojë disa iniciativa zhvillimore që mbështeten nga Qeveria Gjermane.

Në kuadër të programit zyrtar, të premten, më 22 gusht, ai do të vizitojë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP), një projekt i rëndësishëm që synon të nxisë sipërmarrjen, inovacionin, zhvillimin e biznesit dhe përmirësimin e aftësive profesionale.

Vizita përfshin një sesion informues dhe një tur në hapësirat e kompanive që operojnë brenda parkut.

Ambasada ka bërë të ditur se pas vizitës, në orën 15:30, do të mbahet një konferencë për media në ambientet e ITP-së, ku Sekretari Parlamentar do të japë një deklaratë dhe do të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.

Më shumë nga Lajme

  • 10:33Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
  • 09:55Grabovci: Nuk jam penduar për asgjë, përveç votës për themelimin e Gjykatës Speciale
  • 09:40Mblidhet Kryesia dhe GP i PDK-së
  • 09:33Xhaka në mbështetje të çlirimtarëve: Luftuan në tokën e tyre për lirinë e atdheut
  • 09:29Forca të shtuara policore shihen para ndërtesës së Qeverisë, fotografohen dëmet