Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Seanca e 9 shtatorit, Hamza i përgjigjet VV-së: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 11:32
Seanca e 9 shtatorit, Hamza i përgjigjet VV-së: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se duhet të ekzistojë një vijë të cilën askush s’duhet të kalojë.

Ai ka thënë se kjo vijë është shteti, ligjet dhe rendi kushtetues që e ruajnë demokracinë dhe ndajnë pushtetet.

Hamza ka thënë se kur shkelet kjo vijë nuk është detyrë që të heshtet, por duhet vepruar për të mbrojtur Republikën.

Ai tutje ka thënë se PDK deri më sot ka vepruar me përgjegjësi, duke menduar se vendit i duhen institucione, por thotë se ky durim institucional s’duhet ngatërruar me pranim të paligjshmërisë.

Hamza ka paralajmëurar ndryshim të kursit të PDK-së.

 “Prandaj, nga sot, Partia Demokratike e Kosovës do ta rimendojë mënyrën e veprimit të saj. Ne kemi bërë gjithçka që proceset politike të ecin përpara. Kemi shkuar në takime, jemi takuar dhe kemi komunikuar. Kemi kërkuar institucione. Kemi kërkuar respektimin e afateve.Kemi kërkuar respektimin e vendimeve të gjykatave.Kemi kërkuar respektimin e Kushtetutës.Por nuk mund të presim pafundësisht që një pushtet ta respektojë shtetin të cilin është betuar ta qeverisë.Prandaj, PDK-ja do të shqyrtojë forma tjera të veprimit politik, institucional dhe juridik për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë dhe për ta kthyer Kosovën në binarët e ligjshmërisë”, ka thënë Hamza.

“Nga sot fillon një fazë tjetër. Një fazë në të cilën Partia Demokratike e Kosovës nuk do të mjaftohet vetëm duke kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Do të veprojmë. Me përgjegjësi.Me vendosmëri. Me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale që na i jep rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Ne kemi kërkuar që ligjshmëria të respektohet.Nga sot, do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet”, ka thënë tutje kreu i PDK’së.

hamzakemithënë

Të ngjashme

Lushaku-Sadriu: Qëndrimi ynë për Ligjin për Specialen është i pandryshueshëm

Lushaku-Sadriu: Qëndrimi ynë për Ligjin për Specialen është i pandryshueshëm

11:29
Foda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

Foda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

23:46
Hamza reagon pas dënimit të Thaçit: Mund ta dënojnë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin e kryeprotagonistit në historinë tonë

Hamza reagon pas dënimit të Thaçit: Mund ta dënojnë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin e kryeprotagonistit në historinë tonë

11:51
Vlahoviq për interpretimin e melodisë nacionaliste në Bruksel: Ishte provokim i qëllimshëm me mesazhe të qarta

Vlahoviq për interpretimin e melodisë nacionaliste në Bruksel: Ishte provokim i qëllimshëm me mesazhe të qarta

14:19

Më shumë nga Lajme

  • 23:32Ish-këshilltari i Krasniqit: Baca Jakup do të kthehet shpejt në Kosovë
  • 23:31Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Medaljes së Artë të Kongresit Amerikan
  • 22:57Haradinaj: Pamjet e EULEX-it para shtëpisë së Krasniqit janë poshtërim i shtetit të Kosovës
  • 22:29Inspektorati i Punës apelon për kujdes nga erërat e forta, "punëdhënësit të shtojnë masat e sigurisë"
  • 22:27Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia kujton Kosit krimet e Millosheviqit në Kosovë