Janë publikuar pamje të rënda nga aksidenti tragjik në Dollc ku humbi jetën një person dhe u lënduan 4 të tjerë.
VIDEO
Në këto pamje vërehet se shoferi i veturës ka vërejtur me vonesë përfundimin e rrugës, si pasojë e të cilës ra në gropën që ishte hapur për punime.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, ndonëse nuk janë bërë të ditura detajet.
“Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr (4) tё tjerё janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit sipas mjekёve janё jasht rrezikut pёr jetё”, thuhet në njoftimin e Policisë.