Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KDI: Skadimi i afatit pa Kuvend të konstituuar, çështje kushtetuese

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 14:13
KDI: Skadimi i afatit pa Kuvend të konstituuar, çështje kushtetuese

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës u ndërpre sërish pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti refuzoi të propozoi emrin për kryeparlamentar duke kërkuar kohë për marrëveshje politike.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e konsideron absurde dhe të papranueshme situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit pasi siç thonë afati detyrues 30-ditor ka përfunduar pa u konstituuar Kuvendi.

“Brenda këtij afati, LVV-ja nuk e ushtroi të drejtën dhe përgjegjësinë ekskluzive për të propozuar kandidatin për Kryetar. Edhe pas skadimit të afatit, ajo refuzoi sërish ta paraqiste kandidaturën dhe kërkoi kohë shtesë, duke e vazhduar me vetëdije bllokadën institucionale”, shkruhet në reagimin e KDI.

KDI thekson se skadimi i afatit pa konstituimin e Kuvendit ka krijuar një çështje të drejtpërdrejtë kushtetuese për vlefshmërinë e procedurës së mëtejshme.

“Skadimi i afatit pa konstituimin e Kuvendit ka krijuar një çështje të drejtpërdrejtë kushtetuese për vlefshmërinë e procedurës së mëtejshme. Një kandidaturë e paraqitur me vonesë, një ndërprerje e re 48-orëshe apo një marrëveshje eventuale politike nuk mund t’i fshijnë vetvetiu pasojat e mosveprimit brenda afatit.Asnjë subjekt politik nuk mund t’i përcaktojë njëanshëm këto pasoja apo të përpiqet t’i zgjidhë ato përmes krijimit të një fakti të kryer. Kjo kompetencë i takon Gjykatës Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës”, thuhet tutje në reagim.

afatitkushtetueseskadimi

Të ngjashme

Pse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?

Pse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?

16:49

Më shumë nga Lajme

  • 20:58Tre të rinjtë shqiptarë humbën jetën në Greqi, dëshmia rrëqethëse e mikes së familjes: Çifti i ri sapo ishin martuar, prisnin fëmijën e parë
  • 20:45Sadiku paralajmëron për sulme në WhatsApp: Problemi është më i madh sesa kam menduar
  • 20:38Pacientët pediatrikë: Nuk ka eho, ultrazë pas orës 13:00
  • 20:35Hoxhaj për protestat për UÇK-në: Brezi i ri po e shkruan testamentin e ri të atdhedashurisë
  • 20:33Kongresmeni amerikan publikon letrën drejtuar EPP’së në Evropë: Vuçiq dhe partia e tij e korruptuar janë kundër qytetërimit perëndimor